×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Qendra e re tregtare në mes të Prishtinës

    Insajderi
    10 July 2019 - 14:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në zonën më atraktive të qytetit, në Prishtinë, ku dhe po përfundohen ndërtime të reja dhe moderne, përball lagjes “Pejton”, po ndërtohet qendra më e re tregtare Nartel Center, e financuar dhe ndërtuar nga ndërmarrja ndërtimore më prestigjioze në vend, me eksperiencë 30 vjeçare Nartel.

    Nartel ofron hapësirat e mrekullueshme për shitje për biznese të ndryshme afarist, në kompleksin e madh tregtare që po bëhet në qendër të Prishtinës.

    Hapësirat ofrohen nga 20 deri ne 1000 metra katrorë, varësisht nga profili i biznesit që dëshironi të hapni.

    Dyqane të shumta, restaurante, kafene, dyqane të ndryshëm, markete, lojëra për fëmijë e shumë veprimtari të tjera do të jenë të përqendruar në këtë kompleks modern.

    Mos ta lëmë pa përmendur faktin se kësaj qendre të madhe nuk do ti mungon as parkingu nëntokësor që do të jetë i mjaftueshëm për kapacitetet e kompleksit.

    Një numër i konsiderueshëm i lokaleve tashmë është rezervuar nga marka dhe biznese të ndryshme, dhe pjesa tjetër janë në dispozicion për brende, marka dhe biznese që dëshirojnë të jenë prezentë në qendrën më moderne Nartel Center.

    Vlen të ceket fakti që në këtë zonë të Prishtinës i ke të gjitha, çdo gjë që të nevojiten, si banka, qendra dhe komplekse të ndryshme, falë ndërtimeve të reja dhe moderne që janë përfunduar kohëve të fundit.

    Për të pas qasje në ndonjërin nga lokalet që ofrohen ju duhet të kontaktoni në Tel: 044 616 350 ose përmes emailt: [email protected]

    Për të parë më shumë rreth kompleksit ju mund të shikoni videon në vazhdim:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark