Qendra Kinematografike e Kosovës edhe sivjet është pjesë e Festivalit të Cannes. Në tregun e këtij festivali, kinematografia kosovare po përfaqësohet nëpërmjet shtandit të QKK-së.
E një prej aktiviteteve të QKK-së në Cannes është edhe organizimi i një party për mysafirët në shtandin e QKK-së.
E aty po lëshohet edhe muzikë shqip. Një nga to është edhe këngëtarja Era Istrefi, e cila me këngën e saj të re “bon bon” ka bërë edhe famë ndërkombëtare.
Kjo ka qenë edhe arsyeja përse QKK e ka lëshuar këngën e këngëtares në një video të postuar nga drejtori i QKK-së, Arben Zharku./Insajderi.com