Hapja e madhe e fushatës zgjedhore të Partisë Demokratike të Kosovës në Ferizaj ka mbledhur mijëra qytetarë dhe përkrahës, duke dëshmuar një mobilizim të jashtëzakonshëm për zgjedhjet e ardhshme të 7 qershorit.
Në këtë atmosferë festive e madhështore, vëmendje të veçantë ka marrë edhe kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Qëndrim Kryeziu, i cili në këto zgjedhje mban numrin 103.
Përmes një mesazhi të drejtpërdrejtë, Kryeziu ka shprehur mirënjohjen e tij të thellë për të gjithë qytetarët dhe strukturat që u bënë pjesë e këtij tubimi, duke e cilësuar praninë e tyre si një mesazh të qartë për fitoren e madhe.
“Një falënderim nga zemra për secilin prej jush që mbrëmë e ktheu Ferizajn në një vatër të fuqishme të ndryshimit. Energjia, mbështetja dhe besimi juaj masiv në hapjen e fushatës janë forca jonë më e madhe në këtë rrugëtim drejt fitores më 7 qershor”, ka thënë Kryeziu.
Kryeziu po vazhdon të konsolidojë mbështetjen në terren, duke u parë si një nga kandidatët më energjikë që përfaqëson zërin e qytetarëve dhe vizionin e PDK-së për një të ardhme më të sigurt dhe të zhvilluar për vendin.