Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për deputet, Qëndrim Kryeziu, ka reaguar në kohën kur po bëhet debat çështja e ndryshimit të Ligjit për Shtetësinë, e cila ka zvogëluar kriteret për marrjen e shtetësisë së Kosovës.
Kryeziu me anë të një postimi në ‘Facebook’ ka thënë se po vëren një numër të shtuar veturash me targa nga Serbia në kryeqytet.
“O patriota me bateri, hajde tregoni nga sa vetura i shihni çdo ditë nëpër rrugët e Prishtinës me tabela të Serbisë, përjashto tabelat e Bujanocit dhe Preshevës (BU dhe VR). Deri dje janë regjistruar 20 mijë serbë, 20 mijë pensionerë të rinj”, ka deklaruar ai.
Sipas tij, priten 700 serbë më shumë të regjistrohen “falë Listës Serbe dhe LVV-së”.