×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    “Qëndroja pa gjumë dhe duke marrë injeksione”, Ibrahimovic tregon vuajtjet e mëdha dhe sakrificën e titullit kampion

    Insajderi
    28 May 2022 - 20:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Zlatan Ibrahimovic i është nënshtruar një operacioni në gju ditën e djeshme, i cili përfundoi me sukses.  Sulmuesi suedez ka humbur shumë ndeshje këtë sezon pikërisht prej dëmtimit në gju.

    Ai vendosi ta shtyjë operacionin për 6 muaj rresht që të kishte mundësinë të fitonte Seria A siç u premtoi tifozëve. Pas përfundimit me sukses të operacionit, Ibra tregon vuajtjet e tij me anë të një postimi

    “Në 6 muajt e fundit, praktikisht kam luajtur pa ligamentin e gjurit. Kam humbur shumë ndeshje prej dhimbjeve në gju dhe bëja mbi 20 injeksione në muaj. Shpesh nuk më zinte gjumi prej dhimbjeve por kam shtrënguar dhëmbët që të ndihmoja ekipin drejt titullit kampion siç kisha premtuar. Ja ku jam tani me një ligament të ri dhe me një trofe më shumë”.

    Ibrahimovic pritet të qëndrojë 6 muaj larg fushës dhe do të kthehet në janar për të ndihmuar ekipin drejt objektivave të tjerë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark