×
  • Sport
  • Sport

    Qëndronin në të njëjtin hotel/ Plas grushti mes futbollistëve të dy klubeve ruse dhe ukrainase

    Insajderi
    15 February 2023 - 19:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Futbollistët rusë dhe ukrainas janë përleshur në një hotel në qytetin turk të Antalias, ku janë shpërngulur për përgatitjet dimërore.

    Siç raporton gazeta ruse “Sport-Express”. Sherri ka ndodhur në hotelin “Royal Seginus”, ku këto ditë po qëndrojnë lojtarët e Shinnik, që luajnë në divizionin e dytë, dhe ukrainasit Minai, pjesë divizionit të nderit.

    Sipas burimeve ruse, sherri filloi kur ukrainasit u përpoqën të detyronin një anëtar të klubit rus të këndonte himnin e vendit të tyre.

    Ndërkohë burimet ukrainase shpjegojnë se shkak për sherrin ishte sjellja e papërshtatshme me stafin e hotelit të një rusi, që kishte konsumuar shumë alkool, gjë që nxiti reagimin e lojtarëve të Minái-t.

    Përleshjes fillestare iu bashkuan disa lojtarë të Shinnikut, kështu që përplasja degjeneroi në një betejë të ashpër, e cila shkaktoi disa të plagosur lehtë.

    Futbollistët u ndanë nga anëtarët e stafeve teknike dhe nga stafi i hotelit. Klubi i Minait kishte kërkuar të mos qëndronte në të njëjtin hotel me skuadrat e tjera ruse, por tërmeti që tronditi vendin detyroi disa klube të qëndrojnë në të njëjtin hotel.

    Pas konfliktit, drejtuesit e Shinnik vendosën të largoheshin, duke u akomoduar në një hotel tjetër për arsye sigurie.

    Janarin e kaluar, sipas shtypit rus, ukrainasi Danil Sikan goditi me grusht një turist rus të dehur në Turqi, pasi ai bërtiti “Lavdi Rusisë!”

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark