×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Ribashkimi emocional i qenit me pronarët pas tre viteve

    Insajderi
    26 March 2016 - 20:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në vitin 2013, familja Kelly e cila e mbante qenin ishte gati për të lëvizur nga Teksas në një shtëpi të re në Virxhinia, por disa javë më parë, Gucci pesë-vjeçar u zhduk.

    Anëtarja e familjes, Ayana Kelly tha për Pilot Virginian se pas humbjes së Guccit ata ishin “të shkatërruar.”

    “Ne u ndjemë sikur e kishim humbur një anëtar të familjes”, tha Kelly, njofton Insajderi.

    Pas tre vitesh, ndodhi një mrekulli. Rezultoi se Gucci ende kishte një qip të vendosur që tregonte të dhënat e tij dhe dy javë më parë, Gary Kelly mori një telefonatë nga strehimorja e kafshëve në San Antonio me disa lajme të vërtetë të mira.

    Ata e morrin qenin dhe e dërguan atë në Virxhinia, që është rreth 2 mijë kilometra larg San Antonios. Rikthimi i Guccit në shtëpi pas tre vitesh të enjten mbrëma u përshkua me emocione të mëdha në familjen Kelly.

    “Ai është ende ai i mëparshmi. Është sikur njëri nga fëmijët e mi të kthehej në shtëpi”, tha Ayana Kelly, të enjten, shkruan Inquisitr.com.

    E gjithë historia e Guccit, tregon rëndësinë që kafshët shtëpiake të përmbajnë qip me të dhënat e tyre. /Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark