×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Komuna e Prishtinës del me njoftim: Deri më tani kemi trajtuar 3356 qenë endacakë

    Insajderi
    09 February 2024 - 21:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Komuna e Prishtinës ka dal me një njoftim për qentë endacakë të cilët janë problem i kamotshëm në kryeqytet.

    Në një njoftim për media, nga komuna kanë bërë të ditur se deri më tani kanë trajtuar 3 mijë e 356 qenë endacakë.

    Kryeqyteti ka arritur një hap të madh në kujdesin për qenët endacakë. Deri më tani, kemi trajtuar 3356 qenë endacakë, duke i kapur, sterilizuar, kastruar, vaksinuar dhe pajisur me mikroçip për një mbikëqyrje më të mirë”, thuhet në komunikatë.

    Ky proces bëhet e ditur se është realizuar në bashkëpunim me katër operatorë ekonomikë, që çdo qen të trajtohet me kujdesin që meriton.

    Vetëm nga janari deri në maj të vitit 2022, kemi trajtuar 709 qenë, duke treguar angazhimin tonë të qëndrueshëm për një mjedis më të mirë dhe më të sigurt për të gjithë, përfshirë miqtë tanë me katër këmbë”, thuhet më tej.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark