×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Qentë endacakë, mbeturinat, trafiku – Kërçeli ia përmend premtimet e thata Përparim Ramës

    Insajderi
    21 January 2024 - 13:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ilir Kërçeli, anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, e ka kritikuar kryetarin e komunës kryeqytetase, Përparim Ramën, për dhënien e premtimeve, siç u shpreh ai, megalomane.

    Kërçeli, me anë të një postimi në ‘Facebook’ ka thënë se qytetarët e Prishtinës vazhdojnë të ballafaqohen me qentë endacakë, problemin me mbeturina dhe me trafik të dendur, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Prishtina S’KA Përparim.  Edhe pse kaluan dy vite dhe tashmë jemi në vitin e tretë të qeverisjes së Përparim Ramës, në kryeqytet nuk ka asnjë ndryshim esencial. Qytetarët e Prishtinës ende ballafaqohen me qentë endacak, gjendja me mbeturina është edhe më keq, trafiku edhe më keq se sa ishte”, ka shkruar ai.

    “Asnjë kopsht i ri, asnjë rrugë e re, asnjë nga premtimet megalomane të cilat na prezantonte në fushatë as nuk kanë filluar, se lëre më të përfundojnë”.

    Ai ka përmendur edhe këmbimin e pronave nga ana e Komunës së Prishtinës.

    “Mbi 60 prona të këmbyera të Komunës së Prishtinës gjatë qeverisjes së tij, të ngjashme me këtë që këtë javë doli në media. Dikush është mirë t’i hetojë të gjitha këto këmbime dhe interesin qoftë indirekt qoftë direkt të kësaj qeverisje. Kujt po i shërben ky kryetar?!”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark