×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Qentë m’i kanë hangër 103 pula”, rrëfehen familja nga Fushë Kosova

    Insajderi
    06 May 2022 - 09:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Qentë endacakë i kanë shkaktuar një dëm mbi 3 mijë euro Mihrije Mirenës nga fshati Nakaradë e Fushë Kosovës, pasi asaj ia hëngrën mbi 100 pula.

    Mirena tha se tash qentë endacakë nuk ia lanë asnjë pulë, me të cilat është marrë tash e dy vjet.

    “Qentë endacakë m’i kanë hangër 103 pula. Tash s’e kam më asnjë pulë, ndonëse i kam mbi 2 hektarë tokë e të cilat i kam mbajtur qe pothuajse dy vjet. Jam e papunë, jam marrë me këtë biznes dhe tash kam falimentuar”, është shprehur Mirena për Klan Kosova.

    Ajo tutje tha se rasti është paraqitur në Policinë e Kosovës dhe se bashkëshorti i saj ka qenë në komunën e Fushë Kosovës për të kërkuar kompensimin e dëmit.

    Kujtojmë se qentë endacakë në kohët e fundit janë bërë çështje problematike në shumë qytete të Kosovës, e sidomos në kryeqytet ku shumë qytetarë janë sulmuar nga ta.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark