Gazetarja e sportit në Kosovë, Qëndresa Krelani e ka dhënë një deklaratë tejet interesante mbrëmë.
“Qeqa” kësaj radhe është marrë me trajnerin e Llapit, Tahir Batatina.
Në fokus, deklaratat e saj lidhen me deklaratën e Batatinës: “Si dua e dredhi dhe e zhdredhi kampionatin e Kosovës”.
“Kur e shoh Mentor Zhdrellën, ma kujton Iniestën, kur e shoh Ismet Munishin ma kujton Mourinhon, por kur e shoh Tahir Batatinën, m’i kujton trukimet”, ka thënë fillimisht “Qeqa” në “Dueli Sportiv” duke vazhduar:
“Kur në një studio televizive, një zyrtar klubi, aq më shumë një trajner thotë se ‘si dua e dredhi e zhdredhi’ kampionatin, në një shtet të shëndosh dhe me drejtësi, prokurori e fton brenda 24 orëve dhe e pyet se si e bën këtë gjë”.
“Pra, haptas tregon se si e gatuan Superligën, ndoshta më mirë se bakllavën. Fatkeqësisht, më ky nuk është një njeri, por është bërë një sistem. Ti mundesh me rrëzu një njeri, por jo një sistem”, tha ajo.
“Se çfarë trajneri është, tregojnë pesë ndeshjet e fundit të Superligës – katër humbje e një barazim. Këtu janë dy gjëra – ose je super, super trajner i dobët dhe matematicient që i kalkulon pikët. Ky i ka të dyja”, theksoi “Qeqa” mes tjerash.