Vetitë shëruese të qershisë shkojnë me hapin dhe ngjyrën e saj. Në këtë pemë të shijshme fshihen përbërës, që ndikojnë në shëndet dhe bukuri.
Janë burim për vitamina A, B1, B2, B3, B6, C dhe K, mineralet kalium, kalcium, hekur, bakër, mangan, magnez, fosfor dhe zink. Përmbajnë fibra, celulozë, pektinë, proteina dhe karbohidrate. Ja disa nga vetitë shëruese të qershisë.
MBROJNË PREJ KANCERIT
Qershitë janë të pasura me luteinë, zeaksantinë dhe betakariotintinë – përbërës që njihen si “pastrues” të radikalëve të lirë, shkaktues të vërtetuar të kancerit.
Ata kanë edhe kuercetinë, pigment bimor nga grupi i flavonoideve. Sipas shumë studimeve, kjo substancë, shkaku i përbërësve kundër kancerit, ndikon në parandalimin e tij.
MBROJNË ZEMRËN DHE ENËT E GJAKUT
Kaliumi i fshehur brenda qershive të ëmbla ndikon në shëndetin e zemrës. Studimet kanë treguar se konsumimi i ushqimeve apo pemëve të pasura me këtë mineral mund të jetë i dobishëm në rregullimin e shtypjes së gjakut, të rrahurave të zemrës dhe aktiviteteve elektrizuese në zemër, shkruan Gazeta Shqip.
Veç të tjerash, konsumimi i qershive ndihmon edhe te inflamacionet, pakësojnë dhimbjet dhe kthejnë fuqinë, pastrojnë veshkat dhe kanalet urinale.