EURO 2020 ka nisur sonte me duelin Turqi – Itali, i cili po zhvillohet në Olympico të Romës, raporton Insporti.
Si njëra nga ngjarjet më të mëdha në botën e futbollit, EURO 2020, mbulohet nga të gjitha mediet botërore me analiza dhe komentime profesionale, rëndom nga ish futbollistë të nivelit më të lartë, siç është rasti i ish sulmuesit anglez, Gary Lineker, i cili do të jetë pjesë e BBC-së për këtë ngarje madhështore.
Por një koncept i tillë, ku ngjarja sportive mbulohet nga profesionistët e fushës, duket ende i paarritshëm në Kosovë.
Në mbrëmjen hapëse të EURO 2020, në panelin komentues të emisionit EURODUELI do të jetë edhe hoxha nga Drenas, Mulla Osmani, i cili do të jetë i shoqëruar nga rep-artisti Getinjo.