×
  • Showbiz
  • Show

    Qetsori debaton me Dean: Ndërhyn për të dalë bukur 

    Insajderi
    26 April 2023 - 23:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Qetsori u përplas ashpër me Dean, pasi sipas tij ndërhyrja e saj në debatin që Kristi po bënte me Nitën është e shtirur dhe aspak reale.

    Sipas tij, Dea doli në mbrojtje të Kristit për të dalë vetë bukur, si një person që mbron paqen e një personi dhe se në këtë mënyrë ajo po përpiqet të faktorizojë Kristin, për të çuar atë në finale.

    Ai madje i tha Deas se është bërë si komandante dhe përpiqet të tregojë sjellje të mirë, duke qenë se tani e siguroi edhe vendin në finale.

    Deamishel i tha Qetsorit se ajo do ndërhy në çdo debat që bëhet në shtëpi dhe se ka të drejtën e të gjithë botës, ta bëjë një gjë të tillë.

    Qetsori i tha Deas se sjellja e Kristit ndaj Nitës ishte çnjerëzore, por sipas Deas ai thjesht po e hiperbolizon, pasi nuk ishte fare një sjellje e tillë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark