×
  • Sport
  • Sport

    Qeveria belge i jep goditje të fortë kompanive të basteve në vend!

    Insajderi
    09 March 2023 - 21:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Qeveria belge ka marrë një sërë masash në përgjigje të rritjes së vazhdueshme të të varurve nga lojërat e fatit, e para dhe më e rëndësishmja dhe më konkrete, do të hyjë në fuqi më 1 korrik të këtij viti.

    Prej asaj dite në këtë vend do të vendoset zyrtarisht ndalimi i reklamimit të pikave të basteve dhe kazinove, i cili do të jetë vetëm hapi i parë për të shtypur këtë plagë, pasi vitet e fundit është rritur shtimi i të varurve dhe personave me borxhe për shkak të lojërave të fatit.

    Masat e radhës do të jenë ndalimi i kompanive të lojërave të fatit dhe basteve nga stadiumet dhe hapësirat publike, raportojnë mediat e huaja, dhe plani i qeverisë është ndalimi i sponsorizimit të klubeve sportive nga kompanitë e basteve.

    Masa të ngjashme u prezantuan edhe nga Holanda, e cila, për shembull, ndaloi figurat publike të promovonin baste.

    Masat e reja të qeverisë belge nënkuptojnë që reklamat për basteshkruesit do të ndalohen nga televizioni, radio, kinematë, revistat, gazetat dhe portalet në të gjitha vendet publike.

    Nga janari i vitit 2025 do të ndalohet edhe reklamimi i pikave të basteve në stadiume dhe nga viti 2028 kompanitë e basteve nuk do të lejohen më të jenë sponsorë të futbollit, basketbollit dhe sporteve të tjera.

    Qeveria belge prezantoi këtë paketë masash pasi kërkimet shkencore treguan se reklamat inkurajojnë varësinë ndaj lojërave të fatit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark