×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Qeveria bllokoi të hyrat vetanake, Ibrahimi: Ministri Murati po tenton të ia marr 37 milion euro komunave

    Insajderi
    06 April 2023 - 15:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK) Sazan Ibrahimi tha se ministri i Financave, Hekuran Murati po tenton që të hyrat vetanake të ia marr komunave.

    Në një prononcim për Gazetën Insajderi, Ibrahimi tha se bllokimi i të hyrave vetanake të pashpenzuara nuk ka ndodhur më herët dhe se kjo po bëhet me qellim nga Ministria e Financave.

    Problemi është që në vitet paraparake për ngjarjet bugjetore, neni 9, pika 6 thuhet që mjetet e pashpenzuara nga të hyrat vetanake  mund të barten nga viti paraprak dhe vitet paraprake. Mirpo tendenca e ministrit Murati vitin e kaluar ka qenë që të gjitha të hyrat e pa shpenzuar t’i merren komunave që kanë arritë shumën mbi 100 milion euro”, tha ai.

    Sipas Ibrahimit, ministri Murati ka tendencë të mos ia jap 37.5 milion euro komunave, por të bëhen të Qeverisë.

    Në këtë nenin 9, pika 6, të hyrat vetanake e pashpenzuara mund t’i bartën komunave për vitin 2022, por jo edhe për vitet paraprake. Këta e kanë ba me qëllim. E tash 37.5 milion euro të Republikës së Kosovës i ka blloku, këto pare nuk janë të Qeverisë, ato janë të komunave, të taksapaguesve. Këtë tendencë të ministrit Murati parlamenti e ka votu kundër. Qeveria ka tentu me ja marrë krejt paret komunave, ministri Murati nuk po don me ja bartë komunave“, tha Ibrahimi.

    Tutje, Ibrahimi tha se do të dërgojnë sot kërkesë tek të gjithë anëtarët e kryesisë së parlamentit të Kosovës, pasi ditë më parë e kanë dërguar tek ministri Murati, kryeministri Kurti dhe kryeparlamentari Konjufca.

    Sot do ta dërgojmë kërkesën tek të gjithë anëtarët e kryesisë së parlamentit të Kosovës që ata ta shohin kërkesën e kryetarëve të komunave”, ka thënë Ibrahimi për Insajderin.

    Ministri i Financave, Hekuran Murati, sot gjatë seancës plenare ka thënë se po zbatohet Ligjin për Buxhetin.

    Konsideroj se diskutimi që sapo bëri deputeti Gashi tashmë kishte përfunduar në seancë e buxhetit, argumentet i kemi ballafaquar atëherë. Çka mbetet është amandamenti i GP të LDK-së i votuar nga ky kuvend të cilin ne si qeveri duhet ta zbatojmë”, ka thënë Murati, duke shtuar se problemi është të amandamenti i LDK-së.

    Nëse keni pas problemin si Grup Parlamentar që ta përktheni atë që e mendoni në të shkruar, është problemi i juaj. Mirëpo, ajo që shkruan në buxhet do të zbatohen, ne nuk mund ta shkelim ligjin e buxheti. Në ligj të buxhetit në nenin e amandametit të propozuar nga ju thuhet se të hyrat vetanake nga viti 2022 barten në vitin 2023 dhe kjo është në përputhje me Ligjin për menaxhimin e Financave Publike dhe përgjegjësit”, ka thënë Murati.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark