×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Qeveria Britanike e gjobitë Tik Tok-un me 14.5 milion euro

    Insajderi
    05 April 2023 - 13:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zyra e Komisionit për Informacione në Qeverinë e Britanisë së Madhe, ka gjobitur rrjetin social TikTok me 14.5 milionë euro gjobë.

    Një raport i kësaj zyre konstaton se 1.4 milionë fëmijë britanikë nën 13 vjeç arritën të hapin një llogari në TikTok, pavarësisht se rregullat e këtij rrjeti nuk e lejojnë përdorimin prej tyre pa miratimin e prindërve.

    Komisioneri britanik për Informacionin thotë se shkelja që ka kryer TikTok-u është se dështoi të identifikojë rastet kur përdoruesit kanë qenë fëmijë nën 13 vjeç. Regjistrimet e konstatuara janë të periudhës mes viteve 2018-2020.

    Rrjeti i madh social në pronësi të firmës kineze Byte Dance po përballet me një sërë kufizimesh në shtetet perëndimore.

    Australia është vendi i radhës ndalon përdorimin e Tiktokut në celularët e punonjësve të administratës publike, nga frika e grabitjes së të dhënave të tyre nga shërbimet kineze të zbulimit.

    Më herët, këtë hap e kanë ndërmarrë edhe Britania e Madhe, Shtetet e Bashkuara, Komisioni Europian e Kanadaja, shkruan TvKlan, përcjell Insajderi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark