Qeveria e Assad-it e zhytur në trafik droge, rebelët vijojnë të gjejnë magazina me lëndë narkotike - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Qeveria e Assad-it e zhytur në trafik droge, rebelët vijojnë të gjejnë magazina me lëndë narkotike

    Insajderi
    13 December 2024 - 14:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Rënia dramatike e regjimit sirian të Bashar al-Assad ka hedhur dritë në qoshet e errëta të sundimit të tij, duke përfshirë eksportin në shkallë industriale të drogës kaptagon.

    Rebelët të udhëhequr nga islamikët kanë kapur bazat ushtarake, por dhe qendrat e shpërndarjes të stimuluesin të llojit amfetamine, i cili ka pushtuar tregun e drogës në të gjithë Lindjen e Mesme.

    Rebelët thonë se gjetën një sasi të madhe droge dhe u zotuan t’i shkatërrojnë ato.

    Luftëtarët e HTS lejuan gazetarët e AFP-së të hynin në një magazinë në një gurore në periferi të Damaskut, ku pilulat kaptagon ishin fshehur brenda komponentëve elektrikë për eksport.

    Në magazinë, kutitë ishin maskuar në paleta me mallra standarde, krahas thasëve me sodë kaustike. Soda kaustike, ose hidroksidi i natriumit, është një përbërës kyç në prodhimin e metamfetaminës, një stimulues tjetër.

    Kaptagon e ktheu Sirinë në narko-shtetin më të madh në botë. Ajo u bë eksporti më i madh i Sirisë, duke zhvlerësuar të gjitha eksportet e saj legale të marra së bashku, sipas vlerësimeve të nxjerra nga të dhënat zyrtare nga AFP gjatë një hetimi të vitit 2022.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark