×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Qeveria italiane propozon që dueli mes Musk dhe Zuckerberg të bëhet te…..

    Insajderi
    01 July 2023 - 11:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    E mbani mend kur Elon Musk dhe Mark Zuckerberg ftuan njëri-tjetrin në një duel në një kafaz? Me siguri ju kujtohet. Madje, thoshin se do ta bënin në Las Vegas, si luftëtarët e UFC-së? Mirëpo, qeveria italiane ka ofruar një zgjidhje më të mirë: Koloseum.

    Siç raporton TMXZ, ministri i Kulturës italian u shpreh: “Si thua të organizojmë betejën më epike, që ndryshon jetën e shekullit?” Ai i sugjeroi që ta bënte betejën në arenën më të madhe dhe më historike në botë, një ide jo dhe aq e mirë, por që i pëlqeu shumë drejtorit ekzekutiv të Metës. Ai ia kaloi Musk-ut dhe rezultati ishte postimi i mëposhtëm në Twitter:

    Tani, kur mendoni se kjo është një nga 7 mrekullitë e botës (Koloseu, jo beteja) dhe është 2000 vjet e vjetër, ndoshta nuk duhet bërë. Megjithatë, nëse ndodh, ne do të propozojmë që një gur të gdhendet me emrin e fituesit, nga humbësi.

    Do të jetë një ndeshje e vështirë, kjo është e sigurt. Para së gjithash, dy burrat kanë një ndryshim në gjatësi dhe peshë, Musk është më i gjatë dhe më i mbushur. Zac, nga ana tjetër, merret me ‘jiu jitsu’. Kush do të fitojë? Mbetet për t’u parë./abcnews.al

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark