×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Qeveria Kurti nën sanksione të BE’së, Kurti ia atribuon vetës liberalizimin e vizave

    Insajderi
    01 January 2024 - 14:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ia ka atribuar krejtësisht meritat vetes për çështjen e liberalizimit të vizave. Ai po e bën këtë në kohën kur si shkak i vendimeve të qeverisjes së tij, Kosova u vendos nën masa ndëshkuese nga Bashkimi Evropian.

    Kurti me anë të një postimi në ‘Facebook’ tha se ai me partinë e tij s’e premtoi liberalizimin e vizave, por e realizoi, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Nuk do privohemi më nga mundësitë që na paraqiten në art, edukim, sport, kulturë e fusha të tjera. Po forcohet edhe pasaporta e Republikës sonë, si forcim i identitetit dhe dinjitetit tonë si shtet në arenën ndërkombëtare”, deklaroi Kurti.

    Kryeministri tutje tha se kjo do t’i mundësojë kosovarëve të jenë më pranë mërgatës.

    “Për të shënuar këtë arritje të rëndësishme, bashkë me zëvendëskryeministren, njëherësh ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, përcollëm fluturimin e parë nga Prishtina, pa viza, drejt qytetit të bukur të Vjenës. Janë gjithsej 50 qytetarë, të cilët e fituan këtë mundësi në kuadër të fushatës sonë informuese”.

    Kurti ia atribuoi vetes çështjen e liberalizimit të vizave, duke harruar dëmin që i ka shkaktuar Kosovës në arenën ndërkombëtare. Kosova është shteti i vetëm në rajon që është nën masa ndëshkuese të BE-së.

    Masat ndëshkuese të BE-së kanë dëmtuar po ashtu edhe ekonominë e Kosovës. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark