×
  • Lajme
  • Insajderi

    Qeveria Kurti preferon për sekretar njeriun e afërt me djalin e Isa Mustafës

    Insajderi
    05 June 2021 - 22:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Izedin Bytyqi, sekretari i deritashëm i Ministrisë së Infrastrukturës, i emëruar nga LDK-ja pritet të gëzoj këte privilegj edhe në Qeverinë Kurti.

    Burimet e Insajderit tregojnë se ai është i preferuari i udhëheqësve të Ministrisë së Infrastrukturës e Mjedisit për të mbajtur postin e ushtruesit të detyrës së sekretarit të kësaj ministrie, ani pse Bytyqit i ka skaduar mandati i sekretarit.

    Ai kohë të gjatë ka qenë i preferuari i ish-ministri Arban Abrashi për të mbajtur postin e sekretarit të kësaj ministrie.

    Bytyqi ka pasur raporte të afërta me ish-ministrin Abrashi edhe në të kaluaren. Abrashi ishte ministër i Punës e Mirëqenies Sociale, ndërsa Bytyçi sekretar i përgjithshëm i asaj ministrie.

    Bytyçi derisa e mbante këtë pozitë ishte kritikuar se pati ndikuar në punësimin e resë të Isa Mustafës.

    Edita Bajrami, gruaja e Besnikut, djalit të ish-kryeministrit Isa Mustafa ishte angazhuar si eksperte për të ndihmuar Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale në rishikimin e Strategjisë Sektoriale, shkruan Insajderi.

    Angazhimin e resë së ish-kryeministrit më 2017 e pati konfirmuar po Izedin Bytyçi, ish-sekretari në MPMS.

    Ai pati thënë se Edita ishte angazhuar në kuadër të një projekti që, sipas tij, Ministria e pati ndërmarrë në bashkëpunim me Komisionin Europian për rishikimin e një strategjie të ministrisë.

    Sekretari i tanishëm i qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti kishte tentuar ta mashtrojë edhe shtetin. Bytyçi në vitin 2011 nuk e kishte deklaruar pasurinë, derisa ishte udhëheqës i Divizionit për Buxhet dhe Financa në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, shkruan Insajderi.

    Bytyçi ishte dënuar më 2012 nga Gjykata e Lartë për Kundërvajtje për shkak se e kishte shkelur Ligjin për Deklarimin e Pasurisë. Ai fillimisht kishte marrë një gjobë prej 2 mijë e 300 euro, vendim ky për të cilin ishte ankuar. Pas rishikimit të vendimit i njëjti ishte dënuar me 1 mijë e 500 euro./Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark