×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza / Analiza

    Qeveria Kurti transferon 50 mijë euro në xhepat e njëriut që pozonte buzagaz me Sheshelin

    Insajderi
    07 January 2023 - 16:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ndoshta nuk mund ta paremendoni se një shqiptra mund ta ketë një fotografi me Vojisllav Sheshelin, por ja që ekziston një e tillë.

    Nuk dihet se kur është shkrepur saktësisht, por ajo është public dhe shihet se përkrah kriminelit të dënuar për krime të luftës, ka pozuar buzagaz Nexhat Behluli, shkruan Gazeta Insajderi.

    Ky i fundit që shumë vjet drejton TV Spektrin i cili vepron në Luginë të Preshevës.

    E pikërisht ky medium i cili transmeton në gjuhën shqipe që 20 vjet ka përfituar rreth 50 mijë euro nga Fondet e Qeverisë së Kosovës, të ndara më 23 dhjetor të vitit të kaluar, shkruan Gazeta Insajderi.

    Lexo edhe:

    Se paratë janë ndarë për TV Spektrin e ka konfikmruar vetë Nexhat Behluli.

    “Në kuadër të TV Spektri ne veprojmë më disa veprimtari: kabllori, internet, mirëmbajtja e stacioneve bazë të telefonisë mobile, produksioni, xhirimi i filmit… do të thotë në i kemi të ndara”, ka thënë Behluli për Gazetën Insajderi.

    Ai tutje ka treguar se cili department i TV Spektri ka aplikuar për të përfituar nga fondet e qeverisë kosovare.

    “Në këtë rast reparti i redaksisë së informimit ka apliku në projektin e Qeverisë së Kosovës, dhe ka kontraktu punë, obligim projekt për informimin, krijimin e opinionit publik, etj, etj”.

    Ndërsa zbuloi se ku do të shkojnë të hollat e përfituara nga TV Spektri.

    “Projekti jonë ka kalu diku në vlerë 50 mijë euro, një pjesë do të shkojnë për pajisje live, një pjesë do të shkoj për përgatitjen e një studio dhë një pjesë është për pagat e punëtorëve”.

    Lexo edhe:

    Qeveria e Kosovës i ka ndarë 1.2 milionë euro për Luginën e Preshevës, në mbledhjen e kabinetit qeveritar më 23 dhjetor. Mjetet i janë ndarë Këshillit Nacional Shqiptar dhe përfaqësuesve të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit.

    Fondi është vënë në dispozicion për mbështetjen financiare të studentëve, OJQ-ve dhe artistëve nga Lugina e Preshevës, shkruan Gazeta Insajderi.

    Përzgjedhja e projekteve për përfitimin e mbështetjes financiare nga fondi, është bërë nga një komision i përbërë nga tre anëtarë. Dy anëtarë janë caktuar me aprovimin e Këshillit Nacional Shqiptar në Luginë dhe një anëtar është deleguar nga Qeveria e Kosovës.

    Konkursi për financimin e projekteve të Organizatave jo-qeveritare dhe shoqatave kulturore e sportive ishte hapur më 1 tetor të 2022.

    © Gazeta Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark