×
  • Lajme
  • Insajderi

    Qeveria merr vendim përsëri për t’a kontrolluar çmimin e naftës e benzinës

    Insajderi
    24 August 2022 - 13:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në mbledhjen e mbajtur sot, Qeveria e Kosovës ka miratuar unanimisht plotësim-ndryshimet e udhëzimit administrativ për rregullimin e çmimeve të produkteve të naftës dhe karburanteve tjera.

    Në fjalën e tij para ministrave, kryeministri Kurti lexoi këtë pikë për “plotësimin dhe ndryshimin e udhëzimit administrativ numër 03/ 2022 për rregullimin e çmimeve të produkteve të naftës dhe karburanteve të ripërtërishme dhe masat e tjera mbrojtëse, ky plotësim ndryshim vije si vazhdimësi e masave mbrojtëse për konsumatorët dhe operatorët ekonomik të rregullimit të çmimeve të produkteve të naftës”.

    Ndërsa, në fjalën e saj, para se të hidhej në votim kjo pikë, ministrja Rozeta Hajdari i rekomandoi Qeverisë që të miratojë plotësim-ndryshimin e udhëzimit administrativ për rregullimin e çmimeve të produkteve të naftës dhe karburanteve.

    Ajo tha se përcaktimi i rregullimit të çmimit maksimal ishte në fuqi deri më 24 korrik 2022./Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark