×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Qeveria ndan 1.2 milion euro për përfaqësuesit e Luginës së Preshevës

    Insajderi
    23 December 2022 - 20:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se në mbledhjen e Qeverisë kanë miratuar kërkesën e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit për ndarjen e rreth 8 milionë euro, për pagesë të blerjes së librave.

    Kurti ka shkruar në Facebook se në këtë mbledhje kanë ndarë edhe 650 mijë euro për zbatimin e masës 3.6 – mbështetja e likuiditetit familjar dhe 240 mijë euro për zbatimin e masës 2.4 – mbështetja e eksportit të pakos së ringjalljes ekonomike.

    “Ndamë 1.2 milion euro për Këshillin Nacional Shqiptar dhe përfaqësuesit e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit. Miratuam projektligjet për Ratifikimin e Marrëveshjeve të Kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe BERZh-it për projektet “Efiçienca e Energjisë në ndërtesa publike në Prizren” dhe “Korniza e qyteteve të gjelbërta – efiçienca e energjisë në ndërtesa publike në Prishtinë””, ka shkruar Kurti.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark