Insajderi
Lajme

Qeveria ndan mbi 10.8 milionë euro për organizimin e zgjedhjeve të 7 qershorit

Insajderi
12 May 2026 - 10:56
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Qeveria ndan mbi 10.8 milionë euro për organizimin e zgjedhjeve të 7 qershorit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Qeveria në detyrë e Kosovës ka mbajtur mbrëmë një mbledhje elektronike, ku fokusi kryesor ka qenë sigurimi i mjeteve financiare për procesin zgjedhor të ardhshëm.

Në këtë mbledhje, kabineti qeveritar ka miratuar kërkesën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për ndarjen e buxhetit të nevojshëm për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Shuma totale e miratuar kap vlerën prej 10,887,186.45 euro.

Këto mjete do të përdoren ekskluzivisht për mbulimin e kostove operacionale, logjistike dhe administrative për zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat janë caktuar të mbahen më 7 qershor 2026./Insajderi


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark