×
  • Lajme
  • Lajme

    Qeveria ndanë 50 mijë euro për Epopenë e UÇK-së

    Insajderi
    02 March 2016 - 12:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e saj të rregullt, ku janë aprovuar një numër i vendimeve.  Ndër tjerash, qeveria miratoi sot rregulloren për punën e këshillit përgatitor për themelimin e fondit të sigurimit shëndetësor, e cila ka për qëllim të rregullojë përbërjen, detyrat, përgjegjësitë dhe punën e këtij Këshilli dhe ndau 50 mijë euro për organizmin e Epopesë së UCK-së.

    Po ashtu, qeveria miratoi edhe vendimin për t’i propozuar Kuvendit të Republikës së Kosovës emërimin e anëtarëve në Bordin e Organit Shqyrtues të Prokurimit si dhe vendimi preliminar për shpronësimet për interes publik të pronave të paluajtshme të pronarëve dhe zotëruesve të interesit të cilat preken nga ndërtimi i ndërtesave të përhershme të menaxhimit të integruar të kufirit IBM, pika kufitare në Kapi, Komuna e Kamenicës.

    “Qeveria e Kosovës ka miratuar edhe vendimin për t’i propozuar Kuvendit të Republikës së Kosovës emërimin e anëtarëve në Bordin e Organit Shqyrtues të Prokurimit”, thuhet në një komunikatë të qeverisë.

    Kjo ëhstë mbledhaj e parë pas dorëheqjes së Hashim Thacit nga posti I zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Punëve të Jashtme.

    Këtë mbledhje kryeministri Mustafa e shfrytëzoi për të lavdëruar punën e tij në këto dy pozita./Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    13 July 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark