×
  • Lajme
  • Lajme

    Qeveria nuk ka tokë për Sunny Hill, por kompanisë Kosmonte ia dha 25 hektarë –dyshohet se jashtëligjshëm

    Insajderi
    15 June 2022 - 20:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    “Tokën e kemi me kursim”, thonë qeveritarët në arsyetimin e tyre për largimin e festivalit “Sunny Hill” nga Prishtina. Por, rishtas Qeveria, me miratimin e pastajmë në Kuvend, shpalli një kompani vendore “investitor strategjik” dhe i dha 25 hektarë tokë. Në Kuvend ishte thënë se po jepej për 99 vjet. Madje, një kompanie për të cilën raportohet se kishte një kontest gjyqsor me ministrinë e Bujqësisë. Ndryshe prej “Sunny Hill”-it, ministritë u bënë bashkë që t’ia shtronin terrenin “Kosmonte”-s mirë. Më poshtë gjeni detaje nga ky rast.

    Në shtator të vitit të kaluar, Qeveria e Kosovës kishte vendosur ta rekomandojë kompaninë ‘Kosmonte Foods’, si Investitor Strategjik. Ministra e Industrisë, Rozeta Hajdari, e kishte arsyetuar përzgjedhjen e kësaj kompanie, por në Kuvend nuk ishte shfaqur që të prezantonte vendimin.

    Mes kundërshtimes, vendimin e kishte miratuar edhe Kuvendi në shkurt.

    Ndaj kompanisë në fjalë, Agjencia e Pyejeve kishte ngritur padi për mosrespektim të një kontrate të mëhershme që e kishin. Dhe, sipas një udhëzimi adminsitrativ, kompania që ka problem me ligjin nuk mund të rekomandohet si “Investitor Strategjik”. Edhe në Kuvend, përfaqësuesit e opozitës e kishin përmendur këtë kontest.

    Për t’ia shtruar terrenin kompanisë, kishte informata, të cilat përmendeshin në Kuvend se Ministria e Bujqësisë që drejtohet nga Faton Peci e kishte tërhequr padinë nga gjykata.

    Fillimisht nuk ishte e qartë, e më pas në media u raportua se bëhej fjalë për 25 hektarë në Fushë Kosovë, të dhënë në shfrytëzim, pa kompensim.  

    Cka ishte folur në Kuvend për këtë vendim?

    Në emër të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri nëntor të vitit të kaluar kishte thënë se një nismë e tillë duhet të tërhiqet prapa, meqë sipas tij ka paqartësi të mëdha dhe konteste gjyqësore.

    Tahiri ka thënë se pronën të cilën po e jep në investim strategjik Qeveria e Kosovës është pronë e Agjencisë së Pyjeve që ndodhet në Fushë Kosovë, duke shtuar se prona ka qenë e shfrytëzuar me qira nga kjo kompani.

    Ai ka përmendur se ndaj kompanisë në fjalë është ngritur padi nga Agjencia e Pyjeve për mosrespektim të kontratës ndërsa tani Ministria e Bujqësisë është tërhequr nga padia.

    “Është e papranueshme që sot përderisa ndalemi pak në retrospektivë dhe shohim që akuzat që i keni bërë në të kaluarën për privatizimet këtu po e jepni për 99 vjet një tokë që nuk po e dimë në fakt sa hektarë ka, dhe me paqartësi shumë të mëdha, me konteste gjyqësore dhe mendoj që kjo iniciativë duhet me u tërheq prapa që tani”, thoshte Tahiri.

     “Është e papranueshme andaj po them me siguri edhe ministrja a e Tregtisë dhe Industrisë e ka pasur zor me ardh dhe me prezantu ketë nismë…mos me ardh me prezantu nismën e vet që është e para e këtij lloji që vjen në Kuvendin e Republikës së Kosovës është e papranueshme. Pra unë mendoj që këtu kemi të bëjmë thjesht me një aferë korruptive…Tash së fundmi e kemi informatën që Ministria e Bujqësisë është tërheq nga padia mendoj që në asnjë rrethanë nuk duhet me u vazhdu më tutje”, ka thënë Tahiri.

    Driton Selmanaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës kishte thënë se ministrja e Tregtisë duhet të bëjë të qartë nëse kompania në fjalë vazhdon të ketë kontest të hapur me shtetin para se të votohet një çështje e tillë.

    “A dëshirojmë të vendosim precedent ne kur një investitor potencial pavarësisht se si e ka emrin, nëse ka një rast të hapur me shtetin për shkak të mos respektimit të kontratës ne të avancojmë raportim e këtë investitor, t’i japim në shfrytëzim më shumë tokë, t’i japim edhe më shumë resurse tona në dispozicion, këtu është ideja, askush nuk është kundër që të vijnë investimet në Kosovë”, kishte thënë Selmanaj. /Express/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark