×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Qeveria po i mban peng pagat e policëve për vota”

    Insajderi
    21 October 2023 - 11:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj e konsideron gabim të madh qëndrimin e pozitës ndaj rezolutës për Policinë e Kosovës.

    Haradinaj në një intervistë për KosovaPress, e quan sjellje të ulët veprimin e qeverisë aktuale sa i përket ndërmarrjes së veprimeve në raport me Policinë e Kosovës, derisa tha se rritja e pagës së tyre po mbahet peng deri në zgjedhje, ‘vetëm sa për t’i siguruar votat’.

    “Sjellja e tyre gabim, është vështirësuar jeta, janë rritur çmimet, ju e dini energjia është rritur dy herë. Çmimet e tjera të jetës janë shtrenjtuar dhe nuk janë rritur pagat. Policët po kanë ngarkesë të madhe, kishin ngarkesë në kohën e pandemisë, pastaj me zhvillimet në veri me orare të gjata. Shumë gabim është mospërkrahja e policisë. Është, po ashtu e ulët të mbahet kështu peng deri pak para zgjedhjeve, që t’ua rrisin para zgjedhjeve sa me iu marrë votat. Rriti tash dhe do t’ua japin votën, pse të presin fundin e mandatit. 01:57“, tha Haradinaj.

    Tutje ai theksoi se pagat duhet dyfishohen duke përmendur edhe kamatat e kredive.

    Duhet të dyfishohen pagat në Kosovë. Kanë ndodhur shumë zhvillime në ekonomi, në trendet globale. Janë rritur edhe interesat ose kamata për kredi. Veç para një viti kur ke marrë kredi, kamatat kanë qenë 3-4 për qind, sot i ke 8-9 për qind. Edhe kjo është një lloj vështirësie e jetës, duhet të rriten pagat të policisë dhe të sektorëve të tjerë në Kosovë”, potencoi Haradinaj.

    Në seancën e jashtëzakonshme të 19 tetorit, Kuvendi i Kosovës dështoi të hidhte në votim projektrezolutën që kërkon mbështetje urgjente financiare për Policinë e Kosovë, për shkak të mungesës së kuorumit, pasi nuk ishin prezent deputetët e partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark