Qeveria e Polonisë thotë se ende refuzon ta publikoj vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila e ka hedhur poshtë një legjislacion, që e ka bllokuar punën e kësaj gjykate, tha sot zëdhënësi i qeverisë, Rafal Bochenek.
Këto komente u bënë një ditë pasi Komisioni i Venecias, që është një organ ndërkombëtar për të drejtat e njeriut, vlerësoi se demokracia është kërcënuar nga lëvizjet që e kanë penguar kushtetuesen.
Ky komision, po ashtu, theksoi se refuzimi për publikimin e vendimit do të jetë “në kundërshtim me sundimin e ligjit” dhe do “ta thelloj më tepër krizën kushtetuese”.
Zëdhënësi Bochenek tha se mendimi i komisionit do të dërgohet në parlament, kështu që të gjitha partitë politike mund të kërkojnë zgjidhje.
Refuzimi për ta publikuar vendimin, e parandalon atë që të bëhet obligues./rel