×
  • Lajme
  • Lajme

    Qeveria do të punësojë një zyrtar nga komuniteti LGBT

    Insajderi
    15 April 2016 - 20:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Qeveria e Kosovës, ka vendosur që në përbërjen e saj të ketë një një zyrtar që i përket komunitetit gej, lezbikë, biseksual, transgjinor apo interseksual, raporton Insajderi.

    Këtë e ka konfirmuar, Ramadan Ilazi, zëvendësministër i Integrimit Evropian, i cili ka thënë se Ministria e Integrimeve po planifikon ta angazhojë në kabinetin e ministrisë së një personi që i takon komunitetit LGBT në kuadër të punës së Qeverisë së Kosovës për përmirësimin e jetës së personave të komunitetit LGBT.

    “Duam ta angazhojmë një person që punon në kabinetin tonë dhe i përket komunitetit LGBT dhe i cili do të punojë me institucionet tjera dhe me neve, për të ofruar trajnime dhe informata se cila është gjendja e komunitetit”, ka thënë Ilazi në një intervistë dhënë për emisionin dedikuar këtij komuniteti në Radion Vala Rinore, raporton Insajderi.

    Sipas Ilazit, përmes këtij këshilltari, Qeveria dëshiron të përmirësojë jetën e këtij komuniteti dhe të jetë i informuar në detaje me kërkesat dhe problemet e tyre.

    “Duam të ndryshojmë gjërat, ndërsa nëse do të kemi sukses apo jo kjo mbetet të shihet” ka shtuar mes tjerash Ilazi i cili është angazhuar vet për vite me radhë në konferenca të ndryshme ku flitet mbi komunitetin LGBT, raporton Insajderi.

    Në këtë emision ai ka folur edhe për rritjen e të djathtës ekstreme kudo nëpër Evropë, me partitë që kanë ideologji ekstremiste dhe doktrina të fuqishme të cilat janë domosdo edhe kundër komunitetit LGBT dhe mënyrës së jetesës së tyre./Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark