×
  • Lajme
  • Lajme

    Qeveria themelon një mekanizëm për kontroll të lëvizjeve pas liberalizimit të vizave

    Insajderi
    13 December 2023 - 11:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në mënyrë që të menaxhohet trendi i lëvizjes së qytetarëve nga 1 janari, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që ta themelojë Mekanizmin e Paralajmërimit të Hershëm.

    Kryeministri Albin Kurti tha se ky mekanizëm do t’i monitorojë lëvizjet e migrimit me rastin e liberalizimit të vizave.

    “Ky mekanizëm ndërinstitucional ka për qëllim të monitorojë trendet e lëvizjeve të migrimit pas liberalizimit të vizave nga Bashkimi Europian, të mbledh dhe të analizojë të dhëna lidhur me lëvizjet e shtetasve të Republikës së Kosovës në shtetet e zonës Schengen, si dhe të rekomandojë ndërmarrjen e masave për institucionet relevante me qëllim të menaxhimit të suksesshëm të procesit”, tha Kurti.

    Zëvendësministri Punëve të Brendshme, Bardhyl Dobra tha se ky mekanizëm themelohet me një përbërje ndërinstitucionale.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark