Qeveria thotë se për veteranët vendos Prokuroria – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Qeveria thotë se për veteranët vendos Prokuroria

    Insajderi
    27 June 2016 - 18:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Hetimet rreth pastrimit të listave për veteranët e Ushtrisë çlirimtare të Kosovës, do të jenë në të drejtën e Zyrës së Prokurorit të Shtetit.

    Këshilltari politik i kryeministrit Mustafa, Faton Abdullahu, thotë se është çështje e Prokurorisë të vendosë se si dhe çfarë do të ndërmarrë për këtë çështje.

    Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e Veteranëve të UÇK-së, Xhevdet Qeriqi, ka thënë se Qeveria është përgjegjëse për fyerjen e listave dhe se ajo duhet t’i pastrojë ato, njofton Gazeta Tribuna.

    Të enjten, kryeprokurori i Shtetit, Aleksander Lumezi, ka kërkuar nga prokuroritë kompetente fillimin e grumbullimit të informatave për nisjen e hetimeve mbi keqpërdorimet e mundshme në listat e veteranëve të UÇK-së. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark