×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Gazeta Zaman: Qeveria turke përdorë gaz lotsjellës e plumba gome ndaj protestuesve

    Insajderi
    05 March 2016 - 18:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia turke u ka hedhur gaz lotsjellës dhe plumba gome mijëra protestuesve që protestuan kundër bastisjes nga qeveria të gazetës më të madhe të vendit, Zaman.

    Zyrat e gazetës “Zaman” janë bastisur të premten në mbrëmje, pasi policia ndërhyri brenda ndërtesës dhe tërhoqi nga aty shumicën e gazetarëve që ishin në redaksi, njofton The Independent.

    Demonstruesit të cilët u mblodhën të shtunën jashtë redaksisë si shenjë zemërimi ndaj shtetit të cilët sipas tyre po shkelin lirinë e medieve, u përballen me gaz lotsjellës dhe plumba gome, raporton Insajderi.

    Agjencia e lajmeve Reuters raporton se 2,000 njerëz ishin grumbulluar afër ndërtesës së gazetës Zaman.

    Pamjet tregojnë gaz lotsjellës dhe plumba gome që iu janë shkrepur turmës, ndërsa një fotografi e shpërndarë gjerësisht në internet tregon një protestuese femër të cilës iu është mbuluar fytyra me gjak.

    gruaja

    Anëtarët e stafit Zaman në pamundësi për të shkruar në redaksi,e kanë bërë këtë përmes Twitterit duke i quajtur këto veprime si “fundi i demokracisë” në Turqi.

    “Lidhja e internetit ka shkuar. Fjalëkalimet nuk punojnë, qasja jonë në sistem është e bllokuar. Kjo është ajo që ndodh kur qeveria bllokon një gazetë”, ka shkruar Abdullah Ayasun, një nga gazetarët e gazetës Zaman.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark