×
  • Lajme
  • Insajderi

    Qeveria vendos t’i vazhdojë pagesat shtesë për stafin mjekësorë

    Insajderi
    29 October 2020 - 10:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Qeveria e Kosovës, dhe Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, u pajtuan për pagesat shtesë  për të punësuarit në institucionet publike shëndetësore të Kosovës, në sistemin primar, sekondar dhe terciar, deri në fund të vitit 2020, bazuar në ligjin AntiCovid.

    “Duke marr në konsideratë mundësitë financiare që Qeveria e Republikës së Kosovës ka në këtë periudhë, për të mbështetur të punësuarit në sistemin publik shëndetësorë, palët u morën vesh që pagesat shtesë për muajit shtator-dhjetor të jenë si në vijim:

    1.       Mjekët – 250 euro në muaj,

    2.       Infermierët – 150 euro në muaj,

    3.       Stafi mbështetës – 100 euro në muaj”, thuhet në komunikatën e Qeverisë.

    Kryeministri Hoti është zotuar se Qeveria në afat shumë të shkurtër kohor do të kryej edhe pagesat shtesë për stafin mbështesë, për muajit korrik dhe gusht të këtij viti.

    Palët po ashtu janë dakorduar që në fillim të viti të ardhshëm,  të diskutohen mundësitë për pagesat shtesë për kohën sa do të zgjasë pandemia me Covid 19, në territorin e Kosovës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark