Qeveria e Kosovës ka emëruar sot Bordin e ri Drejtues të Ndërmarrjes Publike “TrainKos”.
Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës, kabineti i ministrave miratoi propozimin për emërimin e gjashtë anëtarëve të rinj të Bordit të “TrainKos”.
Bazuar në vendimin e qeverisë, Bordi i ri i “TrainKos” do të përbëhet nga: Jetmir Nuka, kryesues dhe anëtarë: Vjollca Salihu, Luljeta Lutfiu, Ruzhdi Zeqiri, Kimete Fazliu, Afrim Bulluti.
Luljeta Lutfiu, Kimete Fazliu dhe Afrim Bulluti nuk figurojnë në listën e emrave të rekomanduar për bordin e Trainkosit nga komisioni i ambasadës së Britanisë.
Tashmë kryesuesi i “TrainKos” është i pari në listën e ambasadës britanike. /Insajderi.org/