×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Qeverisje anti-amerikane”, Arifi me kritika të ashpra ndaj Kurtit

    Insajderi
    24 March 2024 - 19:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, së fundmi ka komentuar deklaratën e ambasadorit amerikan në Beograd, Christopher Hill, i cili ka thënë më 10 mars të këtij viti se “aktualisht Serbia është më afër NATO’s se Kosova.

    E për këtë çështje Arifi kritikat më të mëdha ia jep qeverisë Kurti, e cila sipas tij është qeveri ‘anti-amerikane’.

    Arifi gjithashtu ka cituar edhe deklaratën e Kadri Veselit i cili i kishte thënë Kurtit se “do ta kthesh Serbinë në Kosovë”.

    “Sot 25 vite nga sulmet e NATO-s në Serbi dhe ndalimit të gjenocidit në Kosovë i ushtruar nga kasapi i Ballkanit Millosheviq. Askush nuk do të besoj dy dekada e gjysëm më herët se Republika e Kosovës do të instaloj një qeverisje  anti-amerikane dhe për interesa të ngushta pushteti me broçkulla të çmendura ideologjike do të largohet nga NATO. Askush nuk do të besoj se interesi politik i momentit do të shlyej histori suksesi drejt hapave të regresit dhe humnerës. Qeverija e Kosovës me satelitët e tyre po çmontojn çdo ditë e sipër këtë Republikë (zatën Ministri i Tenderave Aliu e pati quajtur Republikë të përkohëshme), sa më shumë po fitojn kauza mashtruese të konvertuara politike aq më shumë po i afrohen interesave serbe. Siç na qortonte ish-kryeparlamentari Kadri Veseli, Kurti do ta sjellë Serbinë në Kosovë. Është momenti i madh i reflektimit të çdo qytetari të Republikës së Kosovës, të stopoj këtë rrugë qeverisje të çmendur drejt vetëvrasjes politike. Amerika dhe NATO nuk është armiku i shqiptarëve”, ka shkruar Arifi në X.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark