×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Qeverisje populliste”, “Retorikë përçarëse”- Abdixhiku kritika Qeverisë Kurti në zgjedhjet e LDK-së

    Insajderi
    19 November 2023 - 16:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i sapozgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në fjalimin e tij përpara mandatit të ri, ka pasur kritika edhe për qeverisjen e kryeministrit Albin Kurti.

    Abdixhiku ka thënë se një shoqëri që përmend më shumë 2013-ën sesa 2030-ën, nuk ka energji për përparim, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Kosova ka pranuar goditje të vazhdueshme në themelet e saja, në të cilat u ndërtua liria e Kosovës… Polarizimi i shfrenuar i shoqërisë, i shtyrë nga një qeverisje populiste, jo vetëm që ka thyer kohezionin thelbësor për rritjen e vetë shtetit por gjithashtu ka mbytur frymën demokratike të shoqërisë. Një vend dhe shoqëri që përmend më shumë vitin 2013 sesa vitin 2030 nuk ka energji për përparim”, ka deklaruar ai.

    Gjithashtu, Abdixhiku ka potencuar edhe përçarjet që Kosova ka pasur në raport me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Abdixhiku sot është zgjedhur kryetar i LDK-së për herë të dytë, në një mandat prej katër vitesh.

    Ndiqeni deklarimin e Abdixhikut, të plotë:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark