Insajderi
Lajme

“Qika jeme han dhe, ata mjek janë në liri” -Flet babai i vajzës 3-vjeçare që humbi jetën pas operimit në QKUK

Insajderi
01 April 2026 - 19:34
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Qika jeme han dhe, ata mjek janë në liri” -Flet babai i vajzës 3-vjeçare që humbi jetën pas operimit në QKUK
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Babai i vajzës trevjeçare që humbi jetën në muajin shkurt pas një ndërhyrjeje kirurgjikale në Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) në T7, ka shprehur zhgënjimin dhe dyshimet e tij për mënyrën se si po trajtohet rasti.

Ai deklaroi se rasti po manipulohet dhe se familja nuk po merr përgjigjet e duhura për atë që ka ndodhur me vajzën e tyre.

“Jam i zhgënjyer, janë duke e manipuluar rastin”, u shpreh ai, duke ngritur shqetësime për transparencën e institucioneve.

Në një deklaratë tjetër të fortë, ai theksoi se familjes nuk iu lejua as ta vizitonin vajzën në momentet kritike.

“Jam i bindur që vajzën e kanë çuar në vdekje. Na thanë se nuk mund të hynim për ta vizituar”, ka rrëfyer ai në T7.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark