×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Qindra njerëz u bllokuan në aeroport pas stuhisë në Spanjë

    Insajderi
    12 November 2022 - 23:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Qindra njerëz u bllokuan në aeroportin e Valencias, të shtunën, pasi një stuhi përmbyti pistën dhe la aeroplanët të bllokuar për disa orë.

    Stacioni i motit në aeroportin e Valencias regjistroi 66.1 litra shi për metër katror në vetëm një orë – reshjet më intensive të regjistruara për nëntorin, sipas agjencisë meteorologjike spanjolle AEMET.

    Mijëra shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike në të gjithë vendin dhe një djalë 17-vjeçar u vra në rajonin verilindor të Zaragozës të premten, pasi një pemë, poshtë së cilës ai po strehohej, u shemb mbi të, raporton Euronews, përcjell Klankosova.tv

    Reshjet ishin veçanërisht të mëdha në rajonin juglindor të Valencias. Ndërkaq, përmbytje janë raportuar edhe në zonat më qendrore të Spanjës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark