×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    QKLL hap thirrjen për aplikime për botimin e letërsisë për fëmijë

    Insajderi
    01 June 2023 - 09:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit, me seli në Tiranë, hap thirrjen publike për aplikime për botimin e letërsisë për fëmijë.

    Thirrja u drejtohet autorëve mbi moshën 18 vjeç në gjininë e prozës dhe poezisë për fëmijë.

    Aplikimi kryhet nga një botues i pajisur me licencë përkatëse, nëpërmjet përfaqësuesit ligjor.

    Shuma e financimit për mbështetjen e procesit krijues të veprës, do t’i paguhet drejtpërdrejt botuesit.

    Aplikimi fillon më datën 01.06.2023 dhe përfundon në datën 20.06.2023, ora 16.00.

    Në bazë të VKM-së nr. 24, datë 16.01.2019, “Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit”, paragrafi III, pika a) “QKLL-ja harton programet dhe financon projektet në fushën e librit”, hapet Thirrja “Fondi i Krijimtarisë Letrare për Fëmijë” për vitin 2023. Nëpërmjet këtij fondi, QKLL-ja synon të mbështesë autorët shqiptarë të letërsisë për fëmijë dhe do të vijojë të jetë ndër projektet e saj bazë dhe të përvitshme.

    Aplikimet do të dorëzohen në formë të printuar, dorazi ose në rrugë postare, në zyrën e Protokollit të Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit brenda datës 20.06.2023, ora 16:00, në adresën elektronike: [email protected] dhe atë postare: Rruga “Papa Gjon Pali II”, nr. 1010, Tiranë, Shqipëri.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark