×
  • Lajme
  • Insajderi

    QKMF-ja e re në Vushtrri nuk i plotëson kushtet për shërbim, mbyllet gjatë vikendit

    Insajderi
    11 August 2023 - 13:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Drejtoria e Shëndetësisë në Komunën e Vushtrrisë, një muaj më parë ka marrë vendim që gjatë ditëve të vikendit të gjithë qytetarët t’i marrin shërbimet shëndetësore vetëm në Qendrën e Mjekësisë Familjare 1, duke mbyllur kështu objektin e ri të QKMF’së, shkruan Insajderi.

    Për këtë vendim të qeverisjes së PDK’së ka reaguar dega e Lëvizjes Vetëvendosje. Opozita e ka quajtur këtë vendim skandaloz dhe në kundërshtim me ligjin.

    May be an image of text

    Përveç se skandaloz vendimi është edhe në kundërshtim me normat ligjore pasi me këtë vendim QMF 1 merr rol më të avancuar se sa vet QKMF nën të cilin institucion ajo funksionon. Pra, gjatë vikendeve nuk punon QKMF, kurse punon QMF 1. Qfarë koncepti inovativ?!! Ftojmë inspektoratin e Ministrisë së Shëndetësisë të marrë masa ndaj kësaj situate absurde dhe të rikthet puna gjatë vikendeve në QKMF, siç ka qenë me parë“, thuhet në reagimin e LVV’së në Facebook.

    Gazeta Insajderi ka kontaktuar drejtorin e shëndetësisë në këtë komunë, Nexhmedin Rashica. Ai tha se objekti i ri i QKMF’së nuk i plotëson kushtet për shërbime shëndetësore.

    Ndërsa, tha se QKM 1 i plotëson të gjitha kushtet dhe kapacitet të mjaftueshëm.

    Objekti i ri ku jemi bartur nga QKMF e vjetër në QKMF e re nuk i plotëson kushtet, QMF-1 i ka të gjitha kapacitetet me funksionu gjatë vikendeve sepse posedon: Urgjencën, Dhomat për infuzione, Hapsir të mjaftueshme, këto kushte nuk i posedon QKMF e re“, tha ai.

    Rashica mohoi të ketë mungesë të stafit shëndetësor në Vushtrri.

    E kemi dyfishu stafin shëndetësor çdo gjë ka shku në mënyrën ma të mire të mundshme, ska pas deri më tani asnjë vërejtje nga qytetaret, përveç opozitës .Të gjitha shërbimet shëndetësore jepen në mënyrën ma të mirë të mundëshme profesionalisht. Distanca mes QKMF-Së dhe QMF-1 është një kilometër“, tha Rashica për Insajderin.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark