×
  • Lajme
  • Lajme

    QKUK- Në zemrat e pacientëve vendosen pajisje me afat të skaduar

    Insajderi
    19 May 2016 - 08:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prodhuesi i pejsmekerëve “Medtronic” alarmon se ato pajisje janë për vetëm një përdorim dhe nuk mund të risterilizohen

    Klinika e Kardiologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës i ka sterilizuar me qëllim që t’i përdorë dhjetë elektroda që vendosen në pejsmekerë (stimulues të zemrës), të cilave u ka skaduar afati. Sterilizimi është bërë që ato të përdoren për të kryer stimulimin kardiak tek pacientët me sëmundje zemre.

    Dhjetë nga 19 elektrodat janë sterilizuar, kurse nëntë të tjera kanë mbetur që të sterilizohen në një afat të afërt dhe edhe ato t’u vendosen pacientëve që kanë probleme me zemrën.

    Vlera monetare e këtyre pajisjeve që u ka skaduar afati është rreth 9 mijë euro, kurse afër skadencës është edhe një numër i pejsmekerëve, që janë në stok tash e një kohë të gjatë.

    Gazeta “Zëri” ka bërë një hulumtim disajavësh në lidhje me porositë që ka bërë QKUK-ja, duke u bazuar në kontratën për “Furnizim me pejsmekerë dhe elektrodave të prodhuesit ‘Medtronic’”, që në Kosovë përfaqësohet nga kompania “Yess Pharma”

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark