Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Besart Dreshaj, ka vizituar sot Qendrën e Mjekësisë Familjare në Istog.
Ai ka treguar se kjo qendër është bërë edhe me një autoambulancë të re të dhuruar nga Ministria e Shëndetësisë.
“Së shpejti edhe një objekt shtesë modern të Qendrës së Mjekësisë Familjare në Istog, që do të jetë në funksion të qytetarëve dhe që do t’i përmirësoj kushtet për stafin shëndetësor i cili ka bërë një punë të mrekullueshme në menaxhimin e pandemisë”, ka shkruar ai.