×
  • Lajme
  • Lajme

    “Qu prej gjumit ministër”- PSD me aksion para ministrisë së Shëndetësisë

    Insajderi
    13 September 2022 - 13:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Me parullën “Qu prej gjumit ministër”, Partia Socialdemokrate ka zhvilluar një aksion para objektit të Ministrisë së Shëndetësisë.

    Anëtarja e PSD-së, Natyra Kuçi, gjatë këtij aksioni ka kërkuar nga Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi që të merret me gjendjen emergjent të shëndetësisë në vend, shkruan Insajderi.

    “Le të zgjohet nga gjumi dimëror në të cilin ka rënë, le të zgjohet dhe le ta sheh se kemi mungesë 4000 infermierë, pra 220 mjekë që kanë ikur për dy vjet”, tha Kuçi.

    Ai ka deklaruar se edhe para disa ditësh kanë pasur një aktivitet para QKUK-së me shtrimin e tepihut të kuq.

    “Para disa ditëve në shkallët e emergjencës ia shtrim tepihun, ministrit Latifit, e shtrim atë tepih, në një mënyrë që ta nxisim që të vinte, ndoshta i nxitur edhe nga flamuri i tepihut, duke e parë gjendjen që është në spitalet tona”, ka theksuar Kuçi.

    Kuçi tha se kjo parti po dërgon alarm për zgjimin nga gjumi të Latifit pasi sipas saj ai vetëm me udhëtime është merr gjatë kësaj periudhe.

    “Ai është nga fluturimi në fluturim, po e lëshojmë një alarm, ‘qu prej gjumit edhe puno”, tha më tej Kuçi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark