×
Show

Qumështi kundër sëmundjeve të eshtrave

Insajderi
19 May 2016 - 13:35
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Zakoni i konsumimit të qumështit sigurisht që fitohet gjatë fëmijërisë dhe duhet të vazhdohet gjatë gjithë jetës.Shkrirja e kockave është një sëmundje e cila prek të rriturit e veçanërisht femrat.

Kjo sëmundje mund të parandalohet nëse konsumoni çdo ditë nga një gotë qumësht.Fëmijët e shkollës duhet të pinë çdo mëngjes një gotë qumësht.

Kalciumi i gjendur tek qumështi ndihmon në plotësimin e zhvillimit të dhëmbëve dhe kockave, parandalon pakësimin e dendësisë kockore në vitet në vazhdim.Qumështi dhe produktet e tij janë depo të rëndësishme kalciumi. Krahas qumështit mund të konsumohet kosi, djathi, dhalli etj.

Fëmijët në ciklin shkollor duhet ta fillojnë ditën me një gotë qumësht dhe ta mbarojnë po ashtu me një gotë tjetër në darkë, shkruan keshilla.net

Kosi është shumë i dobishëm në luftimin e shumë sëmundjeve.

Ai është një burim i rëndësishëm i proteinave, yndyrave, vitaminave dhe mineraleve.

Bakteret e gjendura tek kosi kanë efekt parandalues të kancerit, infeksioneve, sëmundjeve të sistemit të zorrëve dhe astmës.

Krahas kësaj lëndët probiotike dhe prebiotike që përmban kosi ndihmojnë në luftimin e kapsllëkut, diarresë, sëmundjeve të zemrës, diabetit, shkrirjes së kockave dhe forcojnë sistemin imunitar.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark