Insajderi
Biznes

Qumështorja “Vita” e gatshme të pranojë qumështin nga të gjithë fermerët

Insajderi
19 May 2020 - 19:38
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Pandemia globale Covid-19 ka shkaktuar humbje të mëdha në ekonominë e Kosovës. Goditje kanë pësuar edhe fermerët e qumështit të cilët në muajt e fundit kanë pasur vështirësi në shitjen e qumështit.

Mirëpo, Qumështorja “Vita” ka vendosur t’i ndihmojë gjithë fermerët të cilët kanë qumësht për të shitur.

“Pandemia globale në mbarë botën ka vështirësuar punën e shumë prodhuesve. Njëjtë ka ndodhur edhe në Kosovë, ku pothuajse të gjithë sektorët janë prekur nga këto ndryshime. Edhe fermerët e qumështit në Kosovë kanë hasur vështirësi në rënie të sasisë së shitjes për shkak të situatës së krijuar me Covid-19”.

“Mirëpo, Qumështorja “Vita” u vjen në ndihmë duke treguar gatishmëri të pranojë qumështin e të gjithë fermerëve që gjatë kësaj kohe kanë pasur vështirësi ta dorëzojnë në qumështoret tjera. Andaj Qumështorja “Vita” u bënë thirrje gjithë fermerëve kudo ndodhen që të dorëzojnë qumështin në Qumështoren “Vita” në mënyrë që të vazhdojnë aktivitetin e tyre”, thuhet në njoftimin e Qumështores “Vita”.

Me tutje në njoftim theksohet se Qumështorja “Vita” edhe gjatë situatës së pandemisë ka punuar normalisht në prodhimin e produkteve të qumështit.

“Qumështorja “Vita” edhe gjatë situatës me pandeminë Covid-19 vazhdon punën e saj në prodhim e qumështit si dhe produkteve të qumështit. Qumështorja “Vita” vazhdon të jetë prodhuesi kryesor i qumështit dhe produkteve të qumështit të cilësisë më të lartë, gjithmonë duke u bazuar në standardet më të larta. Qumështorja “Vita” ka në gamën e produkteve të qumështit gjashtë lloje të qumështit, dy lloje te kosit, tre lloje të jogurtit, dy lloje të shmandit dhe ayranin”, përfundon njoftimi i Qumështorës “Vita”.  /Insajderi.org


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark