Kujdesi për të moshuarit tregon se sa e çmojmë të kaluarën tonë dhe se mbi çfarë bazash dëshirojmë të krijojmë të ardhmen.
Duke pasur këtë në mendje Qumështorja Vita ka zgjedhur që me rastin e 8 marsit të vizitojë gratë në shtëpinë e pleqve në Prishtinë.
“Sot kemi vendosur që t’i lëmë të gjitha punët tjera anash dhe t’u kushtojmë kohën dhe kujdesin e veqantë këtyre grave që meritojnë edhe më shumë”, tha Argjira Lluka nga Qumështorja Vita.
Me këtë rast përfaqësuesit e kompanisë Vita u dhuruan 41 grave që banojnë në shtëpinë e pleqve në Prishtinë, lule, pizhama dhe set kozmetike.
Nga ana e tyre gratë e shtëpisë së pleqëve ishin falenderuese për këto momente festive në ditën e tyre të veçantë.
Këto vizita Qumështorja Vita po i bën në kuadër të aktiviteteve të përgjegjësisë shoqërore të kompanisë, fushë në të cilën kjo kompani ka treguar përkushtim të vazhdueshëm, e sidomos në mbështjetjen e kategorive të margjinalizuara të shoqërisë sonë.
Disa nga shumë aktivitetet e fundit të kompanisë kanë qenë dërgimi i dhuratave në qendrat kryesore të Doën Syndrom dhe qendrat e autizmit në Kosovë si dhe sponsorizimi ngjarjes “Let’s Dance” që u mbajt qëllim të mbledhjes së fondeve për shërbime shëndetësore në të mirë të nënave dhe fëmijëve në Kosovë.