×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Qumështorja Vita zbukuron festat e fundvitit në Pejë dhe Prishtinë

    Insajderi
    27 December 2018 - 13:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Qyteti i Pejës është mbushur me dekorime dhe atraksione të ndryshme, të cilat i kanë dhënë edhe më shumë shpirt festave të fundvitit.

    Kjo ka qenë dhuratë e Qumështores Vita për vendlindjen e saj, duke treguar se rrënjët nuk duhet harruar asnjëherë.

    Vita ka vendosur atraksione të ndryshme për qytetarët,ku një prej aktiviteteve më të veqanta është edhe photobooth-i,i cili përmes efekteve speicale të’’green screen’’ është bërë një atrakcion duke përfshirë jo vetëm fëmijët por edhe të rriturit.

    Qëllimi i kompanisë është që të sjellë atmosferë festive për qytetarët e qytetit të bukur të Pejës dhe gjithashtu edhe për bashkëatdhetarët të cilët vijnë në Kosovë për festat e fundvitit.

    Poashtu është dekoruar një pjesë e kryeqytetit, Prishtinës e ku këndi më i bukur është amfiteatri i sheshit ‘’Zahir Pajaziti’’. Edhe në kryeqytet është vendosur photobooth-i i madh përmes të cilit  realizohen foto shumë të veqanta ,të cilat këtë vit do të mund ti marrin si dhuratë nga Qumështorja Vita të gjithë ata që e vizitojnë këtë ambient festiv.

    Kompania falenderon Komunën e Pejës dhe atë të Prishtinës për bashkëpunimin e treguar gjatë këtyre ditëve dhe premton se do të mbetet e përkushtuar që të jetë sa më afër qytetarëve të Kosovës jo vetëm gjatë festave por gjatë gjithë vitit.

    Gëzuar festat!

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark