×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    “Qyp more”, Buzhala tregohet i ashpër me Zogianin e VV’së

    Insajderi
    05 January 2023 - 15:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gazetari Berat Buzhala i ka thënë “Qyp” anëtarit të Lëvizje Vetëvendosje, Avni Zogianit pasi ky i fundit ka nisur një fushatë linçuese ndaj mediumit që është në pronësi të Buzhalës, shkruan Insajderi.

    Cfare budallenjesh, keta presin qe na mos me raportu per çnjohjet, vec pse ka kallxu Vuciqi. Qyp more” , ka shkruar Buzhala.

    Krejt kjo nisi kur në profilin e tij në Facebook, Avni Zogiani e krahasoi Nacionalen me gazetën Politika të Serbisë, duke e përmendur edhe Sllobodan Millosheviqin, ish-diktatorin serb që ndryshe njihet si “Kasap i Ballkanit”.

    Kjo gazeta s’ka ndryshu qysh prej kohes se Millosheviqit, por edhe ne Kosove do marredhanje s’kane ndryshu qysh prej kesaj kohe!” – shkroi ai.

    Të njëjtën gjë, pas Zogianit, e bëri edhe një faqe që e përkrah Albin Kurtin, kryeministër i Kosovës.

    Faqja me emrin “Albini për Kryeministër”, që ka hiç më pak se 89 mijë folloëers, e postoi të njëjtën fotografi dhe të njëjtin mbishkrim sikurse Zogiani, duke marrë mbi 110 pëlqime e shumë komente, që ishin ofenduese ndaj gazetës. /Gazeta Insajderi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark