Insajderi
Insajderi

Qytetarë të kësaj komune votuan më së shumti deri në orën 15:00

Insajderi
17 October 2021 - 15:29
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Qytetarë të kësaj komune votuan më së shumti deri në orën 15:00
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Komunat me shumicë serbe vazhdojnë të kenë përqindje më të madhe të qytetarëve që po shfrytëzojnë të drejtën por votim.

Komuna e Zveçanit radhitet e para me daljen më të madhe të qytetarëve në votime.

56,91 për qind apo 3 mijë e 915 e qytetarëve kanë votuar deri tani në këtë komunë.

Ndërsa, pas saj për numrin më të madh të qytetarëve që kanë dal për të votuar radhitet Mitrovica Veriore me 55,03 për qind apo 9 mijë e 751 qytetarë që kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre.

Edhe komunat tjera me shumicë serbe kryesojnë për numrin më të madh të qytetarëve.

Në komunën e Zubin Potokut kanë votuar 44,53 për qind apo 2 mijë e 869 qytetarë.

Në Shtërpcë kanë votuar 41,99 për qind apo 4 mijë e 826 qytetarë.

Në Kllokot kanë votuar 39,67 apo 1 mijë e 92 qytetarë, në Partesh 36,30 apo 1 mijë e 662 qytetarë, ndërsa në Ranillug 40,68 për qind apo 1 mijë e 987 qytetarë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark